Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARXavi i thotë po presidenti Laporta, çfarë mungon për zyrtarizimin

Xavi i thotë po presidenti Laporta, çfarë mungon për zyrtarizimin

Shkarkimi i Ronald Koeman ka hapur një dritare të re për katalanasit, të cilët kanë nevojë tashmë që të rikthejnë qetësinë në skuadër me shpresën që do të gjenden edhe rezultatet pozitive. Së fundmi, “Marca” raporton se Xavi ka pranuar parimisht ofertën e presidentit Laporta.

Për momentin negociatat janë kanalizuar në dy drejtime për drejtuesit e Barcelonës. Së pari, negociatat me ish-mesfushorin për stafin që ai do të ketë me vete në dispozicion.

Xavi prej kohësh e ka deklaruar dëshirën për të marrë drejtimin e Barcelonës dhe tanimë është momenti që atij i besohet drejtimi me një objektiv të vështirë: për ta nxjerrë nga kriza.

Së dyti, problemi i dytë për t’u zgjidhur është negociata me Al Sadd, me të cilin duhet gjetur zgjidhja që Xavi të përfundojë kontratën.

Gjasat janë që marrëveshja e trajnerit me skuadrën nga Katari, të gjendet në periudhën e pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve në nëntor.

Kësisoj, si trajner i përkohshëm në krye të Barcelonës pritet që të jetë njëri mes Sergi Barjuan dhe Albert Capellas. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments