Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTAREdhe CONMEBOL kundër Botërorit çdo dy vjet: Injorohet një traditë 100 vjeçare

Edhe CONMEBOL kundër Botërorit çdo dy vjet: Injorohet një traditë 100 vjeçare

Brazili dhe Argjentina janë mes anëtarëve të CONMEBOL-it që konfirmojnë se janë kundër zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, aktualisht shefi i zhvillimit të futbollit global në FIFA, ka hedhur idenë e zhvillimit të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik çdo 2 vite dhe jo çdo katër vjet, siç është aktualisht.

Në një mbledhje të mbajtur në Paraguai, të 10 anëtarët e Conmebol-it, qeverisë së futbollit në Amerikën e Jugut, kanë deklaruar se janë kundër zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet.

“Nuk ka arsye, përfitime apo justifikime për ndryshimin e propozuar nga FIFA. Duke marrë këtë në konsideratë, 10 shtetet që formojnë CONMEBOL-in konfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në një Kupë Bote, që organizohet çdo 2 vjet.

Projekti në fjalë, hedh poshtë një traditë 100 vjeçare në futboll, duke injoruar historinë e një nga ngjarjeve sportive më të rëndësishme të planetit.

Conmebol mbështet formulën aktuale të Kupës së Botës, me sistem kualifikimi, pasi ka provuar se është një model i suksesshëm, që bazohet në arritje sportive që shpërblejnë punën, talentin dhe punën e organizuar”, shkruhet në një deklaratë të publikuar nga CONMEBOL. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments