Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARZbulohet shuma marramendëse që duhet t’i paguante Man Unitedi Solskjaerit në rast...

Zbulohet shuma marramendëse që duhet t’i paguante Man Unitedi Solskjaerit në rast të shkarkimit

Manchester Unitedi do të detyrohet t’i paguajë Ole Gunnar Solskjaerit 7.5 milionë funte për ta shkarkuar atë tani.

Trajneri i “Djajve të Kuq” është nën presion të madh për ta shpëtuar punën e tij, mes një ecuri tronditëse të rezultateve dhe formës nëpër të cilën po kalon skuadra, njofton TheSun.

Manchester Unitedi u mposht 0-5 nga rivalët anglez, Liverpool në kuadër të javës së nëntë kampionale në Premierligë.

Bordi i Man Unitedit raportohet se i ka dhënë edhe një mundësi trajnerit norvegjez.

Ndeshja e radhës kundër Tottenham Hotspur mund të jetë e fundit e Solskjaerit në rast të disfatës.

Ole Gunnar Solskjaer u emërua trajner i “Djajve” në vitin 2019, derisa ka kontratë deri më 30 qershor 2024.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments