Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARInteri dhe Roma bëjnë detyrën, Lazio përgjigjet pas turpit

Interi dhe Roma bëjnë detyrën, Lazio përgjigjet pas turpit

Interi është rikther te fitorja pas dy ndeshjes duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 modestët e Empolit. Ekipi i Inzaghit luajti një ndeshje të mirë duke e dominuar kryesisht takimin. Festa e parë e golit u rezervua nga Danilo D’Ambrosio. Mbrojtësi Italian shënoi me kokë pas një kombinimi perfekt me Alexis Sanchez.

Goli i dytë erdhi nga Dimarco pas një pasimi të mirë të Lautaro Martinez. Zikaltërit e gjetën edhe njëherë rrugën e rrjetës, por goli i shënuar nga Galiardini u anullua nga sistemi VAR për një prekje të topit me dorë. Kështu, Interi merr pikët maskimale në transfertën e Empolit dhe qëndron në vendin e tretë me 21 pikë.

Fitore kanë arritur edhe dy ekipet e kryeqytetit Roma dhe Lazio. Ekipi i Mourinhos përmbysi gjithçka kundër Cagliarit duke fituar me rezultatin 2-1. Ishte ekipi i Mazzarit ai që kaloi I pari në avantazh me anë të Pavoletti. Megjithatë, Roma nuk e humbi toruan dhe pak minuta më vonë Ibanez barazoi rezultatin pas një harkimi të Pellegrinit nga këndi. Ishte pikërisht ky I fundit që përbysi gjithçka me një supergol nga goditja e dënimit. Kapiteni i Romës gjeti trekëndëshin në goditjen e tij duke e bërë të pamundur reagimin e portierit.

Sakaq për Lazion ka mjaftuar vetëm një gol i Pedros për të dalë me tre pikët nga ndeshja kundër Fiorentinës. Ekipi i Sarrit dha përgjigjen e duhur në fushë pas turpërimit të fundjavës kundër Veronës. Ndeshja nuk pati ritmin e duhur, me Fiorentinën që regjistroi vetëm një goditje në kuadrat. Megjithatë, Lazio e dha përgjigjen që pritej pas tërheqjes së ekipit në qendrën stërvitore. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments