Monday, January 17, 2022
HomeKRYESOREGolden State nuk njeh rivalë, Lakers fitojnë në shtesë edhe pa LeBron...

Golden State nuk njeh rivalë, Lakers fitojnë në shtesë edhe pa LeBron James

Vazhdon ecuria perfekte e Golden State në këtë fillim sezoni në NBA. Warriors arrijnë fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura, duke mposhtur me përmbysje Oklahoman 106-98. Pa LeBron James, janë Davis dhe Westbrook që udhëheqin Los Angeles Lakers drejt fitores 125-121 në Overtime përballë Spurs-ave në San Antonio. Gëzojnë edhe Dallas, New York dhe Utah, që fitojnë takimet respektive.

OKLAHOMA CITY THUNDER-GOLDEN STATE WARRIORS 98-106

Golden State rrezikon, por arrin të marrë fitoren e katërt radhazi në NBA. Warriors, që kanë qënë në disavantazh gjatë gjithë pjesës së parë, zhvillojnë një pjesë të dytë spektakolare dhe arrijnë të përmbysin ndeshje ndaj Oklahomas, duke fituar 106-98. Steph Curry vazhdon të jetë lideri i kësaj skuadre me 23 pikë të realizuara për 32 minuta. Gilgeous-Alexander ka shënuar 30 pikë për Oklahoman, por nuk ka arritur që të evitojë humbjen e katërt radhazi të skuadrës së tij.

SAN ANTONIO SPURS-LOS ANGELES LAKERS 121-125

LeBron James shikon nga pankina fitoren e skuadrës së tij, që ndonëse rrezikon, mposht në Overtime San Antonion. Ndeshja ka qënë e ekuilibruar dhe në fund të 48 minutave, koha e rregullt përfundon në barazim 114-114. Në Overtime Lakers-at fitojnë 11-7, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 125-121. Russell Westbrook ka zhvilluar ndeshjen e tij më të mirë me LA Lakers, duke realizuar 33 pikë, ndërsa Anthony Davis është ai që ka shënuar më shumë në këtë sfidë, plot 35 pikë. Pavarësisht 27 pikëve të Poeltl, San Antonio nuk arrin të evitojë humbjen e tretë radhazi në kampionat.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments