Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARLazio në telashe,përleshje mes trajnerit dhe lojtarëve

Lazio në telashe,përleshje mes trajnerit dhe lojtarëve

Brenda skuadrës së madhe italiane, Lazio, është duke mbretëruar një situatë shumë delikate dhe e tensionuar për shkak të formës jo të mirë dhe rezultateve zhgënjyese të klubit.

Gjendja është rënduar edhe më shumë pas humbjes nga Hellas Verona të dielën me rezultat 4-1, ku të katër golat u shënuan nga Giovani Simeone.

Gazeta italiane’Il Messaggero’ raporton se trajneri i Lazios, Maurizio Sarri i pyeti lojtarët nëse dëshironin ta shkarkonin atë pas humbjes 3-0 ndaj Bolonjës dhe kriza vazhdoi edhe kundër Hellas Veronas.

Që nga triumfi ndaj ish-klubit të Sarrit Empoli në raundin e parë të ndeshjeve, Lazio ka humbur ndaj Milanit, Galatasaray-t, Bologna-s dhe Verona-s, si dhe ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.

Gazeta pretendon se Sarri e pyeti lojtarin e tij nëse e donin ‘kokën’ e tij pas humbjes 3-0 ndaj Bolonjës dhe historia u përsërit edhe në Verona.

Presidenti Claudio Lotito i ka urdhëruar lojtarët që të mbyllen në qendrën stërvitore pasi ata janë në vendin e tetë me vetëm 14 pikë pas nëntë ndeshjeve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments