Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDrenica vazhdon me formë të mirë, fiton ndaj Dukagjinit

Drenica vazhdon me formë të mirë, fiton ndaj Dukagjinit

Drenica e ka mposhtur Dukagjinin me rezultatin 2:0, në ndeshjen e luajtur sot në Skenderaj. Ky duel i takoi javës së 11-të të Superligës.

Të dy golat për Drenicën i realizoi braziliani Dennison.

Të parin e shënoi nga penalltia në minutën e 36-të.

Penalltia u shkaktua nga Ilir Syla, i cili në zonë ndali Osman Mziun dhe gjyqtari Shpëtim Murtezi tregoi në pikën e bardhë. Syla u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkaq golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje, Dennisoni e shënoi në minutën e 70-të.

Me këtë fitore, Drenica është rikthyer në vendin e dytë në renditje me 20 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë.

Ndërkaq, Dukagjini zë pozitën e tetë me dhjetë pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments