Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORAstrit Selmani pëson lëndim serioz, dërgohet në spital!

Astrit Selmani pëson lëndim serioz, dërgohet në spital!

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka pësuar lëndim serioz të dielën, në ndeshjen mes Hammarbyt dhe Oestersundit, që është duke u zhvilluar ende. Sipas njoftimit të Hammarbyt, Selmani në një përplasje ka humbur ndjenjat për disa sekonda.

“Astrit Selmani humbi ndjenjat për disa sekonda gjatë përplasjes në ndeshjen që po zhvillohet kundër Oestersund. Përveç vetullave të çara, nuk mund të përjashtohet edhe tronditja. Astriti tani po dërgohet në spital për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Selmani është prej lojtarëve kryesorë në kampionatin e Suedisë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments