Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARSpalletti: Roma nuk është kurrë një armike, por dua të fitoj me...

Spalletti: Roma nuk është kurrë një armike, por dua të fitoj me Napolin

Luciano Spalletti kthehet në “Olimpico” si trajneri i Napolit, duke synuar fitoren e nëntë radhazi në kampionat, por nuk e harron të kaluarën e tij në krye të skuadrës verdhekuqe:

“Roma-Napoli është ndeshja e jetës sime dhe nuk kam një të shkuar për të mundur. Nesër jam i gjithi i Napolit dhe do të provojmë të fitojmë, por Roma nuk do të jetë kurrë armikja ime.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, një takim direkt. Por nuk do të pres që ata të marrin iniciativën. Mourinho është një nga ata trajnerë, që përmirëson cilësinë e kampionatit ku punon”, ka thënë tekniku i Napolit.

“Nuk do të jetë kurrë një ndeshje kundër një armiku, por një ndeshje mes dy pjesëve të mia. Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Napolit dhe do të mundohemi ta fitojmë”, ka ritheksuar Spalletti.

“Roma është një nga 7 motrat që luftojnë për Champions League. Ka momente kur luan keq, ka edhe momente kur luan mirë, por është një skuadër e fortë, me një trajner të madh.

Më bëhet qejfi që më krahasojnë me Mourinhon, por ai është ndryshe. Ai na ka mësuar tu japim rendësi konferencave dhe atyre që thuhen në mbledhjen me skuadrën”, ka përfunduar trajneri i Napolit. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments