Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARKoeman: “El Clasico” nuk ka favoritë, do të jetë një ndeshje ndryshe

Koeman: “El Clasico” nuk ka favoritë, do të jetë një ndeshje ndryshe

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është ndalur përpara kamerave për të komentuar supersfidën ndaj Real Madrid. Holandezi u shpreh i emocionuar për “El Clasicon” dhe mendon se kjo ndeshje nuk ka një pretendent kryesor për të fituar.

PIKAT E FORTA- “Kontrolli i mirë i topit dhe sulmimi i hapësirave boshe. Nuk mendoj se do të krijohen shumë mundësi. Duhet të jemi shumë efektiv. Secili duhet të marrë më të mirën nga vetja për një lojë si ajo e së nesërmes.”

KUNDËRSHTARËT- “Asnjë nga ekipet nuk do të habitet. Të dy e dimë se çfarë na pret. Njësoj si ne edhe ata e analizojnë rivalin, pra praktikisht të dyja ekipet e dimë se si do të luajmë. Ne do të përballemi me dinjitet përball tyre. Duhet të jemi të organizuar mirë, sidomos kur humbim topin për të bllokuar kundërsulmet e tyre”.

VAZHDIMËSIA- “Nuk varet nga një ndeshje e vetme. Është e vërtetë që kemi pasur një javë shumë të rëndësishme. Duhet të jeni të përgatitur për gjithçka para çdo ndeshje. Është e rëndësishme, veçanërisht për veten tonë. Na jep besim. Lojtarët punojnë shumë çdo ditë për të fituar ndeshjet dhe për të përmirësuar gjërat. Është një lojë e rëndësishme që ne duam ta fitojmë. Kjo duhet të tregohet”.

PRESIONI- E di që kjo është pjesë e të qenit trajner, nuk ka problem. Unë e di rëndësinë e “El Clasicos”. I kam fituar ato dhe i kam humbur kur kam qenë lojtarë. Ju duhet të shihni anën pozitive. Për mua është El Clasico im i parë si trajner me publikun. Do të jetë krejtësisht ndryshe. Jam i emocionuar”.

SKUADRA MË E MIRË- “Nuk e di. Ata kanë më shumë lojtarë me përvojë. Megjithatë, edhe ne kemi lojtarë me përvojë. Jemi pak a shumë të njëjtë. Ka detaje në të cilat ata mund të jenë më të mirë dhe detaje të tjera ku mund të jemi ne. Do mundohemi të marrim maksimumin. Nuk shoh një favorit për nesër”.

ANSU FATI-VINICIUS JUNIOR- “Unë nuk mendoj se është një duel mes lojtarëve. Ata janë të dy të rinj dhe duhet të tregojnë shumë. Duhet ta lini Ansunë pak të qetë, le të shërohet. Nuk është Ansu Fati i gjithë ekipi, ka edhe lojtarë të tjerë. Atë duhet ta lini të qetë që të përmirësohet”.

JORDI ALBA- “Ai kishte një problem, por është stërvitur normalisht. Mund të luaj”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments