Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDrita ndal Llapin, Gjilani bëhet lider, Ulpiana fiton si mysafire

Drita ndal Llapin, Gjilani bëhet lider, Ulpiana fiton si mysafire

Drita e ka fituar derbin e ditës së sotëm, duke mundur në udhëtim Llapin, me rezultat 1-3, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të të BKT Superliga e Kosovës në futboll.

Gjilanasit u treguan ekip më i mirë dhe dominues në duel me llapjanët, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

Astrit Fazliu (4’) nga pika e bardhë, Hamdi Namani (34’) dhe Marko Simonovski (72’), shënuan për fitoren e Dritës, derisa për nikoqirët realizoi Alban Shillova (47’).

Ndërkohë, pikët e plota i ka arkëtuar edhe Gjilani që sot para tifozëve të vet mundi Feronikelin, me rezultat 1-0. Blerim Krasniqi (64’), shënoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit.

Ndërkohë, tri pikë tejet të vlefshme i ka fituar edhe Ulpiana e cila në udhëtim mundi Malishevën, me rezultat 1-2.

Santos (16’) dhe Ardi Shala (52’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës mike, derisa golin e vetëm për skuadrën e Arsim Thaçi e realizoi Olluri (88’). 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments