Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARBilbao vuan por fiton ndaj Villarreal

Bilbao vuan por fiton ndaj Villarreal

Bilbao ka marrë tre pikë me shumë vlerë kundër Villarreal në një ndeshje plot emocion. Baskët fituan me rezultatin 2-1 një ndeshje jo pak të vuajtur dhe ngjitet në vendin e gjashtë.

I pari në avantazh kaloi ekipi i Bilbaos më anë të Garcia. Sulmuesi spanjoll shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të William duke e çuar rezultatin në 1-1. Gjithçka u vendos në barazpeshë nga Coquelin, i ndihmuar edhe nga lojtarët kundërshtarë. Goditja e tij nga kufijtë e zonës, u devijua nga lojtarët e ekipit vendas duke e bërë të pamundur reagimin e portierit kundërshtar.

Golin e avantazhit për ekipin bask e bëri Iker Muniain me një 11 metërsh. Vendasit kishin mundësi ta thellonin edhe më shumë rezultatin, përsëri me një 11-metërsh, por Berenguer u tregua i pasaktë. Gjithsesi, ky gabim nuk e dëmtoi Bilbaon që doli me tre pikë të plota nga ky takim, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-1.

Më parë Valencia është surprizuar në minutat e fundit ku i ka ikur një fitore nga duart. Ata shpërdoruan një avantazh prej dy golash të krijuar nga goli i Angel dhe autogoli i Diakhaby. Dygolëshi i vonë i Guedes pllakosi heshtjen në stadium duke vulosur rezultatin në 2-2.

Alaves ndërkohë ka arritur një fitore në fushë kundërshtare ndaj Cadiz. Joselu kaloi në avantazh miqtë me një penallti që në minutat e para të takimit. Ishte përsëri Joselu që dyfishoi rezultatin, këtë herë në fundin e takimit duke e mbyllur atë në 2-0.

Në barazim është ndalur edhe Elche me Espanyol. Golit të Boye që e çoi rezultatin provizorisht në 1-0, ju përgjigjën  Morlanes dhe de Tomas brenda një minute duke përmbysur gjithçka. Megjithatë Dario Benedetto vendosi barazpeshën dhe rezultatin përfundimtar pak minuta nga përfundimi në 2-2.  

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments