Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARShpërthen Ronaldo, përmbys Atalantën; Bayerni “shtyp” edhe Benfican

Shpërthen Ronaldo, përmbys Atalantën; Bayerni “shtyp” edhe Benfican

Bayerni “shtyp” pa mëshirë çdo kundërshtar që i del përpara. Bavarezët fituan 0-4 në fushën e Benficas, ku shënuan Leroy Sane dy herë dhe Lewandowski, finalizime që u shtohet edhe autogoli i Everton. Me këtë sukses Bayerni kryeson me pikë të plota (9). Një rezultat që i shkon për shtat edhe Barcelonës, që është në konkurrencë me portugezët për vendin e dytë.

Atalanta për pak mund të ishte befasia e madhe e mbrëmjes, teksa deri në minutën e 53-të kryesonte me dy gola brenda në “Old Trafford” ndaj Manchester United, por golat e Rashford, Meguire dhe Cristiano Ronaldos përmbysën gjithçka, duke kthyer entuziazmin e tifozëve të “Djajve të Kuq” me sfidën që u mbyll 3-2.

Chelsea e ktheu si stërvitore takimin me Malmon në “Stemford Brodge”, nuk nuk e vuri në asnjë moment në dyshim suksesin, duke triumfuar 4-0. Skuadra e drejtuar nga gjermani Thuchel e zhblloki takimin që në minutën e 9-të me Chistensen, ndërsa pak më vonë dyfishoi Jorginho. Në pjesën e dytë shënoi Haverzt e sërish Jorginho.

Villareali e befasoi që në minutat e para Young Boys, për të mposhtur përfundimisht 1-4. Për “Nëndetësen e Verdhë” shënuan Pino (6’), Moreno dy herë (16’ dhe 89’) dhe Chukwueze (90+2’), që bënë të pavlefshëm golin e Elias për vendësit.

Fiton minimalisht Juventusi në fushën e Zenitit falë golit të Kulusevskit në minutën e 86-të.

Sfida e vetme e kësaj të mërkure që përfundoi pa gola ishte Lille-Sevilla.  

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments