Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORMunishi: E pranoj nofkën 'dirigjent' nga Tahir Lushtaku!

Munishi: E pranoj nofkën ‘dirigjent’ nga Tahir Lushtaku!

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Drenicës.

Gjilani triumfoi 2:1 në shtëpi në ndeshjen e xhiros së dhjetë. Munishi ka thënë se Gjilani pati një paraqitje të mirë dhe prej fillimit ka aplikuar një lojë sulmuese.

“Më gëzon shumë kjo fitore, pasi e kemi cilësuar si një ndeshje të vështirë përballjen me Drenicën. Drenica me meritë ishte në krye të tabelës, pasi po luan shumë mirë. Mirëpo, në këtë ndeshje kemi luajtur shumë mirë dhe jam i kënaqur me atë që treguam. Edhe në këtë ndeshje kemi sulmuar prej minutës së parë, por nuk ishte aspak lehtë sepse duhej të tregoheshim të kujdesshëm ndaj shpejtësisë së Drenicës dhe kundërsulmeve të saj”, tha Munishi, i cili foli edhe për epitetin e dirigjentit të gjyqtarit që ia dha homologu i tij nga Drenica, Tahir Lushtaku. “Ne i kemi gjyqtarët që nuk ndikohen, por Tahiri ma dha një epitet të dirigjentit që nuk e kam pasur deri më tani. E pranoj këtë epitet prej Tahirit, i cili ka bërë një ekip fantastik”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments