Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARMan United – Atalanta dhe Benfica – Bayern, formacionet zyrtare

Man United – Atalanta dhe Benfica – Bayern, formacionet zyrtare

Java e tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve përmbyllet sonte me tetë ndeshje në program.

Manchester United është nikoqir i skuadrës italiane, Atalantës në “Old Trafford”.

Kjo sfidë që i takon Grupit F pritet të jetë e zjarrtë ngase vetëm fitorja sjell komoditetin të njëra apo skuadra tjetër.

Atalanta ka katër pikë në vendin e parë, ndërkaq United është i treti me një pikë më pak.

Formacionet zyrtare:

Man United: De Gea, Lindelof, Maguire, Ronaldo, Rashford, Greenwood, Fred, Bruno, Shaw, Wan-Bissaka, McTominay

Atalanta: Musso, Maehle, Palomino, Koopmeiners, Muriel, Freuler, De Roon, Demiral, Ilicic, Zappacosta, Pasaliq.

Ballafaqim shumë interesant pritet të jetë edhe në kryeqytetin portugez, në Lisbonë me Benficën që i bën “konak” gjigantëve gjerman, Bayern Munich.

Edhe në Grupin E ku bëjnë pjesë dy ekipet, ka konkurrencë të fortë për ta prerë biletën që dërgon në fazën ‘nokaut’.

Bayerni është lider me gjashtë pikë, dy më shumë se Benfica që renditet e dyta.

Formacionet zyrtare:

Benfica: Vlachodimos, Grimaldo, Verissimo, Vertonghen, Nunez, Yaremchuk, Mario, Silva, Weigl, Otamendi, Almeida

Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Sule, Pavard, Kimmich, Lewandowski, Sane, Coman, Sabitzer, Hernandez, Muller.

Dy duelet e lartëpërmendura fillojnë nga i njëjti orar 21:00.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments