Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORGjilani e mund Drenicën dhe e largon nga pozita e liderit

Gjilani e mund Drenicën dhe e largon nga pozita e liderit

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur Drenicën në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ka përfunduar me rezultatin 2:1 në favor të ekipit vendas.

Gerhard Progni me dy gola të shënuar në këtë takim, ia ka siguruar fitoren Gjilanit që vinte pas një serie prej dy barazimeve rresht.

Progni, fillimisht shënoi në minutën e 65-të për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në minutën e 79-të nga penalltia e dyfishoi epërsinë.

Golin e vetëm për Drenicën në këtë takim, e realizoi Baton Zabërgja në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Gjilani ngrihet në kuotën e 17 pikëve, sa i ka edhe Drenica që deri para këtij takimi printe në tabelë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments