Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBallkani – Prishtina, kryendeshja e javës së ardhshme në Superligën e Kosovës

Ballkani – Prishtina, kryendeshja e javës së ardhshme në Superligën e Kosovës

BKT Superliga e Kosovës në futboll pritet të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të.

Stadiumi i qytetit në Suharekë hap dyertë për derbin e javës me Ballkanin nikoqir të Prishtinës.

“Portokallezinjtë” janë lider të kampionatit, por fitorja ndaj Prishtinës do t’i jepte siguri skuadrës për vazhdimësi. Ndërkohë Prishtina kërkon ngritjen sa më të shpejt në krye të tabelës.

Takim tjetër interesant është edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Dritës që luhet në Merdare.

Llapi që ka hyrë në seri të mirë të rezultateve synon fitoren e katërt rresht, ndërkohë edhe Drita ka synimin e njëjtë.

Gjilani i Munishit luan sërish në shtëpi ndaj Feronikelit, Drenica pret Dukagjinin dhe Malisheva para shikuesve të vetë i bën konak Dukagjinit.

JAVA E 11-TË NË SUPERLIGË:

LLAPI – DRITA

GJILANI – FERONIKELI

MALISHEVA – ULPIANA

DRENICA – DUKAGJINI

BALLKANI – PRISHTINA.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments