Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORJava e dhjetë në Superligë mbyllet të mërkurën: Derbi në Gjilan, “nxehtë”...

Java e dhjetë në Superligë mbyllet të mërkurën: Derbi në Gjilan, “nxehtë” edhe në Klinë

Sot janë zhvilluar tri duelet e para në kuadër të xhiros së dhjetë kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Ndërkaq të mërkurën janë dy ndeshjet e fundit në program që do e përmbyllin xhiron.

Ndeshja kryesore do të jetë në Anamoravë, atje ku Gjilani i bën konak liderës, Drenicës.

Gjilani vjen pas barazimit 1-1 me Ballkanin në shtëpi, ndërkaq synon ta rrëzojë nga froni skuadrën nga Skenderaj.

Të njëjtin synim e kanë edhe të besuarit e Tahir Lushtakut që duan të kryesojnë të vetëm në tabelë.

Krahas ndeshjes në Gjilan, edhe në stadiumin “18 Qershori” në Klinë pritet të jetë ballafaqim tejet i “nxehtë”.

Dukagjini është “zot shtëpie” përballë Ballkanit të Suharekës. Klinasit së fundmi mposhtën Malishevën, ndërsa synojnë që përmes “recetës” së njëjtë ta ndalin edhe Ballkanin.

“Portokallezinjtë” para vetës kanë vetëm fitoren si opsion para takimit, andaj kjo bën që ndeshja në Klinë të jetë e “luftuar” nga dy anët.

Sikur takimi Gjilani – Drenica, ashtu edhe Dukagjini – Ballkani zhvillohet nga ora 13:00.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments