Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDeklarohet Agim Ademi: Më sulmuan në mënyrë tinzare!

Deklarohet Agim Ademi: Më sulmuan në mënyrë tinzare!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka dalë me deklaratë për opinion pas sulmit të ndodhur sot në parkun e Gërmisë në orët e mëngjesit. Numri një i FFK-së ka thënë se përkundër sfidave dhe pengesave të këtij lloji do ta vazhdojë punën e tij në të mirë të futbollit kosovar.

Deklarata e plotë e Ademit:

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.
Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.
Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.
Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,
Agim Ademi, president

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments