Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKreshnik Ukaj fiton çmimin “Ylli i javës”

Kreshnik Ukaj fiton çmimin “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 9-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i FC Drenica.
Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij. Ukaj shënoi 2 gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në BKT Superligë. Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës së BKT-së në Skenderaj.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments