Thursday, January 20, 2022
HomeKRYESOREFyerje të rënda në drejtim të shqiptarëve, Federata Evropiane do të hetojë...

Fyerje të rënda në drejtim të shqiptarëve, Federata Evropiane do të hetojë ndeshjen Borci – Besa Famgas

Shtëpia më e madhe evropiane e hendbollit ka njoftuar se do të bëj hetime në ndeshjen e raundit të dytë në Kupën Evropiane. Gjatë ndeshjes në Banjallukë, tifozët vendas ka pasur fyerje të vazhdushme në drejtim të shqiptarëve, madje edhe thirrje për vrasjen e shqiptarëve.

“Federata Evropiane e Hendbollit do të nis një hetim për ndeshjen e së dielës mes RK Borac dhe KH Besa Famgas, që i takoi Kupës Evropiane. Gjatë ndeshjes, e cila u luajt pa ndonjë interferim, janë bërë disa thirrje raciste, abuzive dhe nënçmuese. Thirrjet janë bërë nga një grup i madh njerëzish që ishin të pranishëm në ndeshje”, thuhet në komunikatën e EHF-së.

EHF-ja ka bërë të ditur se raporti është i plotësuar dhe tani e kanë atë edhe në dispozicion.

“EHF-ja inkurajon miqësinë dhe kuptimin e ndërsjellë mes anëtarëve të saj. Nuk diskriminon në baza politike, racore ose të religjionit dhe refuzon praktikat e paligjshme në sport. Ndeshjet e hendbollit nuk duhet të keqpërdoren si platformë për shfaqjen e deklaratave politike”, përfundoi EHF-ja.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments