Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFlorent Hasani shpreson të rikthehet në Kombëtare

Florent Hasani shpreson të rikthehet në Kombëtare

Florent Hasani të shtunën arriti shifër jubilare të ndeshjen në kampionatin e Hungarisë në futboll. Ai luajti ndeshjen e 100-të në këtë kampionat mesatar evropian. Dhe ndeshjen jubilare e “festoi” me gol të shënuar.

24-vjeçari shënoi golin e fitores për Gyirmotin ndaj Paksit (2:1), në kuadër të javës së nëntë të kampionatit hungarez. Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë. Ai është aktivizuar në nëntë ndeshjet e deritashme, por vetëm në një ka startuar. Ndërkohë realizoi golin e parë.

Për vushtrriasin është edicioni i pestë në kampionatin hungarez. Në katër edicione ishte pjesë e skuadrës DVTK. Në edicionin 2017/18, pas transferimit nga Trepça ’89, luajti 12 ndeshje. Në edicionin vijues i kishte 31 ndeshje e shtatë gola. Në edicioni 2019/2020, luajti 33 ndeshje dhe i realizoi tri gola. Edicionin e kaluar, 2020/2021 e nisi te DVTK dhe luajti në 15 ndeshje. Më pas u transferua te Hapoel Kfar Saba në Izrael, ku i luajti 10 ndeshje, por pa lënë gjurmë. Kështu vendosi të kthehet në Hungari dhe firmosi me Gyirmotin.

“Kam pritur të gjej golin, pasi kam mbajtur formën vazhdimisht dhe falë Zotit nuk kisha lëndime që më mbajtën gjatë jashtë. Ndihem i lumtur që arrita në shifrën e 100 ndeshjeve në kampionatin e Hungarisë dhe që shënova në ndeshjen jubilare. Ishte gol i rëndësishëm, për tri pikë. Ekipi po e merr formën e duhur e po ashtu edhe unë pas një lëndimi në fazën përgatitore. Jam kthyer në formë 100 për qind”, ka thënë Hasani të dielën për KOHËN.

Ai thotë se ka pasur oferta nga tri skuadra në Izrael, por ka vendosur të largohet dhe të mos vazhdojë karrierën në atë vend. Vendosi të kthehet në Hungari “me synim që të bëj një edicion sa më të mirë dhe më pas të bëj hapin para në karrierë”.

Hasani ka një gol në tetë paraqitje për Kosovën. Është paraqitur kryesisht si zëvendësues, ndërsa nuk ka luajtur nga viti i kaluar. Golin e kishte shënuar në miqësore me Gjibraltarin, më 10 tetor të vitit 2019. Së fundi është aktivizuar në nëntor të vitit të kaluar ndaj Sllovenisë. Ndërsa grumbullimi i tij i fundit ishte në mars.

“Gjithsesi që pres të rikthehem te Përfaqësuesja e Kosovës, kushdo që të jetë trajner. Mua më mbetet që të jem në formë të lartë dhe të paraqitem sa më mirë me ekipin. Pastaj kthimi në Përfaqësuese besoj se do të ndodhë”, ka theksuar Hasani.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments