Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDelegohen gjyqtarët për xhiron e 10-të të Superligës

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 10-të të Superligës

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Janë deleguar gjyqtarët për duelet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Të martën do të zhvillohen tri takime, ku gjyqtari kryesor në ndeshjen Feronikeli – Drita, është caktuar Besfort Kasumi. Asistentët e tij do të jenë Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, dhe gjyqtari i katërt Burim Jahmurati. Në VAR do të jetë Bardh Ajeti.

Derbin e kësaj xhiroje mes Gjilanit dhe Drenica, “bilbili” kryesor i është besuar Visar Kastratit me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Lirim Jashari. Në VAR do të jetë Alban Shala.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments