Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARRanieri debuton ndaj Liverpool, Broja kërkon golin e parë në Premier League

Ranieri debuton ndaj Liverpool, Broja kërkon golin e parë në Premier League

Claudio Ranieri do të debutojë në pankinën e Watfordit, ku u ul vetëm pak ditë më parë dhe do ta bëjë këtë me një sfidë të jashtëzakonshme si ajo ndaj Liverpoolit.

Megjithatë në orën 16:00 vëmendja do të spostohet në “Kingh Power Stadium”, ku Leicester i Brendan Rodgers do të presë “djajtë e kuq” të Manchesterit. Po në të njëjtën orë, në Supersport do të vijnë edhe dy sfida të tjera mjaft interesante si Man. City-Burnley dhe Southampton-Leeds, me Armando Brojën që do të kërkojë golin e tij të parë në Premier League.

Në orën 18:30, në Supersport do të vijë sfida Brentford-Chelsea, me vendasit që kanë surprizuar në këtë sezon debutues për ta dhe sot do të kërkojnë të konfirmojnë forcën edhe përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Krahas Premier League, nuk do të mungojnë as sfidat e kampionatin gjerman, me Borussia Dortmund-Mainz, e planifikuar për në orën 15:30 dhe M’Gladbach-Stuttgart në orën 18:30, ndërsa kampionati francez spikat me sfidën Lyon-Monaco, që garanton një 90-minutësh spektakolar duke nisur nga ora 21:00 e mbrëmjes.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments