Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORRamadani merr përgjegjësinë për humbjen, por nuk ofron dorëheqje

Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen, por nuk ofron dorëheqje

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani e ka marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”, por nuk ka ofruar dorëheqje, ndonëse bardhekaltrit ende nuk e kanë shijuar fitoren në shtëpi në këtë edicion. “Më e vështira është që të gjejmë koment, pasi duhet të themi komentin e duhur. I uroj Llapit fitoren. Jemi akoma pa fitore në fushën tonë”.
“Eksperiencën e kemi, por derisa të ndodhin këto gjëra nuk funksionon asgjë. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë”.
“Nuk e di çfarë të them tani sinqerisht, mund edhe të gaboj për ndonjë gjë që flas”.
“E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk duhet ta përsërisim përsëri një gjë të tillë. Nuk dua të arsyetojë asgjë, lëndimet na përcjellin dhe fati i keq. Leonit Abazi ishte në plan për të luajtur por u lëndua. Ekziston bindja dhe dëshira për të bërë më të mirën, por nuk po e bëjmë atë”, u shpreh ai për Art Sport.
Faza e parë e Superligës përfundoi sot, derisa do të vazhdojë përsëri të martën dhe të mërkurën me fazën e dytë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments