Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARInfantino këmbëngulës për revolucion në futboll

Infantino këmbëngulës për revolucion në futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë në mbrojtje të idesë që Kupa e Botës të luhet çdo dy vite. Në deklaratat e fundit përsa i përket kësaj çështjeje, Infantino mori si shembull kampionatin e futbollit amerikan “NFL” dhe supersfidën e tyre finale “Super Bowl”.

Infantino beson se duke patur parasysh ngjarjet e tjera sportive që mbahen çdo vit dhe nuk vuajnë nga mungesa e interesit, e njëjta gjë do të ndodhte me një Kupë Bote.

“Një Kupë Bote me 48 ekipe që nga viti 2026 tashmë është vendosur. Megjithatë ne ende jemi duke shqyrtuar mundësinë nëse do të zhvillohet çdo dy apo katër vite”.

“Prestigji i një eventi varet nga cilësia, jo nga frekuenca e tij. Ju keni Super Bowl çdo vit, Wimbledon ose Ligën e Kampionëve, e megjithatë të gjithë janë të ngazëllyer dhe mezi e presin atë”. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments