Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORAgim Ademi tregon nëse janë në bisedime me ndonjë trajner pas largimit...

Agim Ademi tregon nëse janë në bisedime me ndonjë trajner pas largimit të Bernard Challandes

Pas largimit të Bernard Challandes nga pozita e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është në gjurmim të trajnerëve që do të ia besojnë ekipin kombëtar në garat për kualifikim në kampionatin evropian të 2024.

Që nga momenti i shkarkimit, kanë nisur qarkullimet e lajmeve se kush mund ta zëvendësoj atë. Roberto Carlos, Felix Magath, Giani De Biassi, Besnik Hasi e emra të tjerë kanë qarkulluar në media se mund të jenë pasuesit e Challandesit në stolin e Kosovës.

Mirëpo, kryetari i FFK-së Agim Ademi në një përgjigje për Kallxo.com tha se ende nuk kanë ndonjë opsion për trajnerin e ri. ‘’Na nuk kemi ende një opsion. Ka plot oferta por ende nuk kemi nisur bisedimet me ndonjë emër të caktuar’’, tha fillimisht Ademi.

Ai është shprehur se përzgjedhja e trajneri do të ndodh pas lojës kundër Greqisë që Kosova e luan në muajin nëntor.

‘’Pas përfundimit të këtij cikli ne do të bisedojmë për emrin e trajnerin, tash për tash s’kemi ndonjë opsion’’, ka thënë ndër tjera Ademi.

Ai po ashtu është shprehur se emrat që po qarkullojnë nëpër media nuk kanë dal nga ana e Federatës.

‘’Emrat që kanë ndal nuk e di ka kanë ndalur, ata emra nuk kanë ndal nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës’’, shtoi ai. Emërimi i trajnerit të ri do të jetë emërimi i parë që do të bëhet nga Agim Ademi, pasi që Challandes ishte emëruar më 2 mars të vitit 2018, nga i ndjeri Fadil Vokrri.

Bernard Challandes e drejtoi ekipin kombëtar të Kosovës në 40 ndeshje, duke i shënuar 17 fitore, 15 humbje dhe tetë barazime.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments