Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARCourtois sulmon UEFA-n: Nuk u intereson për ne, mendojnë vetëm për paratë

Courtois sulmon UEFA-n: Nuk u intereson për ne, mendojnë vetëm për paratë

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, ka akuzuar autoritetet e futbollit se po i japin prioritet parave, duke dëmtuar shëndetin e lojtarëve dhe duke ndikuar në kalendarin global të eventeve futbollistike.

29-vjeçari deklaroi përpara finales së vogël, që Belgjika humbi 2-1 përballë Italisë, se kjo ishte “një ndeshje që nuk vlente për asgjë”, ndërsa në përfundim të takimit ka vazhduar të mbrojë idenë e tij:

“Duhet të jemi të sinqertë, kjo ishte një ndeshje vetëm për para. Ne e luajmë këtë ndeshje, për paratë shtesë që shpërndan UEFA. Shikoni sa ndryshime bën skuadrat në formacion, po të ishte një finale e vërtetë, do të luanin lojtarë të tjerë.

Kjo thjesh tregon se ne luajmë shumë ndeshje. UEFA shtoi një trofe tjetër (Conference League). Është gjithmonë e njëjta gjë. Ata mërziten për skuadrat e tjera që kërkojnë Superligën, por nuk duan t’ia dinë për lojtarët. E kanë mendjen vetëm për xhepat e tyre. Është një gjë e keqe që lojtarët nuk flasin. Pastaj dëgjon për Botëror dhe Europian çdo vit, kur do të pushojmë ne? Asnjëherë”, ka përfunduar portieri i Realit të Madridit. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments