Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORChallandes komenton humbjen në Suedi: Nuk isha i kënaqur, pres paraqitje më...

Challandes komenton humbjen në Suedi: Nuk isha i kënaqur, pres paraqitje më të mirë me Gjeorgjinë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është duke e mbajtur një konferencë për gazetarë para duelit me Gjeorgjinë.

Zvicerani Challandes paraprakisht ka folur edhe për humbjen kundër Suedisë, ndërsa ka thënë se ka qenë i pakënaqur me paraqitjen.

“Pas ndeshjes me Suedinë, më duhet të pranoj se nuk isha i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Pati mungesë të dëshirës, por e kemi analizuar dhe tashmë kemi biseduar me lojtarët dhe pres që ndaj Gjeorgjisë të kemi dukshëm paraqitje më të mirë”, ka thënë Challandes në konferencë, shkruan Demokracia.com.

“Synimi është që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nis vitin e ardhshëm”, shtoi trajneri Challandes.

Kosova përballet të martën me fillim nga ora 20:45 më Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments