Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBegolli njoftoi dorëheqjen nga Vëllaznimi, kjo raportohet të jetë arsyeja

Begolli njoftoi dorëheqjen nga Vëllaznimi, kjo raportohet të jetë arsyeja

Granit Begolli njoftoi të hënën se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te Vëllaznimi i Gjakovës.

Trajneri prishtinas në njoftimin e tij nuk dha arsye se pse erdhi deri te ky vendim.

Sidoqoftë, një faqe jo zyrtare e Vëllaznimit në Facebook ka raportuar se arsyeja që Begolli dha dorëheqje nga posti i trajnerit ishte për shkak të gjendjes financiare.

“Lajm aspak i mirë: Jep dorëheqje trajneri Granit Begolli për shkak të gjendjes financiare”, thuhet në këtë faqe e cila thuhet se është e afërt me klubin.

Begolli që mori drejtimin e skuadrës pa nisur edicioni, ishte lider i Grupit A në Ligën e Parë të Kosovës me gjakovarët.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments