Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARSpanja bie në tokë, Franca ngre trofeun e Ligës së Kombeve

Spanja bie në tokë, Franca ngre trofeun e Ligës së Kombeve

Franca është fituesja e edicionit të dytë të Nations League. “Gjelat kanë fituar në një finale të çmendur kundër Spanjës me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë, ku të dyja ekipet qëndruan në pritje duke studiuar njëri-tjetrin, nuk kishte ritmin e duhur. Kështu, gjatë kësaj pjese u regjistrua vetëm një goditje në portë nga ana e Spanjës.

E kundërta ndodhi në pjesën e dytë ku të dyja ekipet “ndezën motorët”

Ishte Franca ajo që rrezikoi e para me Theo Hernandez, por goditja e tij u ndal vetëm nga tranversa. Siç është rregulli i pa shkruar në futboll, “po nuk shënove, do të pësosh”. Kështu, në aksionin e rradhës një lëvizje e Oyarzabal në zonën e Francës e çoi topin në rrjetë duke hapur edhe siparin e golave.

Kur pritej që ekipi spanjoll të fitonte terren nga goli i shënuar, vetëm dy minuta më vonë mendoi Benzema që shënoi një supergol në trekëndëshin e portierit Unai Simon duke e çuar rezultatin në barazim 1-1.

Pas golit të barazimit Franca e rriti edhe më shumë presionin duke gjetur  avantazhin pak minuta më vonë me yllin e saj Kilyan Mbappe. Sulmuesi i PSG i çoi shifrat në 2-1 për Francën në një aksion shumë të kontestuar pas një pozicioni jashtë loje të dyshimtë.

Kështu Franca lë pas dështimin në “Euro 2020” dhe i shton koleksionit të saj një tjetër trofe.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments