Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORPresidenti i FFK-së bën homazhe te varri i ish-presidentit të UEFA-s

Presidenti i FFK-së bën homazhe te varri i ish-presidentit të UEFA-s

Presidenti Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskta te varri i ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, në shenjë falënderimi për ndihmën që ish-kreu i futbollit evropian i dha futbollit kosovar në periudhën kur ende ishte i izoluar. Ishte pikërisht presidenti Ademi që në vitin 2006 e realizoi vizitën e parë tek presidenti i atëhershëm i UEFA-s së bashku me Albert Bunjakin dhe e shtroi kërkesën dhe nevojën për ndihmë të futbollit kosovar nga institucioni i futbollit evropian. Nga ajo vizitë ndryshojë qasja e Federatës suedeze dhe e UEFA-s, pasi Johansson e kuptoi drejt gjendjen e futbollit kosovar dhe nga aty nisi bashkëpunimi me FFK-në, falë konstruktivitetit dhe mbështetjes së presidentit Lennart Johansson dhe Suedisë, si vend mik dhe përkrahës i Kosovës në çdo sferë.

 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments