Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORSuperlajm për Dardanët para duelit me Suedinë

Superlajm për Dardanët para duelit me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një superlajm në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës. Vendimi i Dhomës së Tribunalit të Futbollit në FIFA për shqyrtimin e statusit të lojtarëve ka efekt të menjëhershëm. Kjo do të thotë se Toni Domgjoni, i cili iu bashkua Dardanëve në grumbullimin e këtij muaji, do të ketë të drejtë loje qysh nga ndeshja kundër Suedisë. Federata e Futbollit e Kosovës iu ka gëzuar këtij vendimi dhe i ka dëshiruar suksese Toni Domgjonit në fanellën dardane. Të rikujtojmë se Toni Domgjoni deri më tash e kishte përfaqësuar Zvicrën U21 dhe ardhja e tij është një plus i madh për ekipin dardan.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments