Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORPërfundon ndeshja, Kosova U21 mposhtet në ''Fadil Vokrri'' nga Çekia

Përfundon ndeshja, Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Çekia

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë radhazi në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Grupin G, ”Dardanët” janë mposhtur nga Republika e Çekisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ”Fadil Vokrri” është mbyllur me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për çekët e shënoi Adam Gabriel në minutën e 38-të.

Pas kësaj fitore, Çekia U21 ka nëntë pikë dhe është lidere e grupit, kurse Kosova U21 mbetet me tre pikë dhe është e katërta. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments