Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARFrancë-Spanjë, finalja e Ligës së Kombeve

Francë-Spanjë, finalja e Ligës së Kombeve

Franca ka fituar me përmbysje përballë Belgjikës.

Të enjten në mbrëmje, kampionia në fuqi e Botës, Franca, e ka mposhtur Belgjikën me rezultatin 3:2 për të shkuar në finale të Ligës së Kombeve ku e pret Përfaqësuesja e Spanjës.

Belgët patën epërsinë e dy golave në pjesën e parë. Yannick Carrasco në minutën e 37-të dhe tre minuta më pas, Romelu Lukaku, ishin realizatorët për përfaqësuesen belge.

Por, përmbysja e rezultatit nga francezët nisi në minutën e 62-të. Karim Benzema i asistuar nga Kylian Mbappe, shënoi me gjuajtje të saktë me të majtën.

Ishte vetë sulmuesi i PSG-së, Mbappe, që shënoi në minutën e 69-të. Mbappe realizoi nga penalltia që u akordua pas rishikimit të sistemit VAR.

Përmbysjen dhe fitoren e madhe Francës ia siguroi Hernandez në minutën e fundit të ndeshjes me gjuajtje të fuqishme.

Finalja e Ligës së Kombeve do të luhet më 10 tetor në stadiumin e “San Siro”, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, në “Allianz Stadium”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments