Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARCakir nuk pezullohet nga UEFA, delegohet në ndeshjen e madhe kualifikuese për...

Cakir nuk pezullohet nga UEFA, delegohet në ndeshjen e madhe kualifikuese për Kupën e Botës

Gjyqtari turk, Cuneyt Cakir është deleguar të drejtojë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Rumanisë.

Kësisoj, gjyqtari turk që u komentua shumë për referimin në takimin e Ligës së Kampionëve, Milan – Atletico Madrid, i ka shpëtuar pezullimit nga UEFA.

“Rossonerët” paraqitën një ankesë zyrtare në UEFA për performancën e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Për pezullimin e tij ishin përfshirë shumë analistë të futbollit si dhe ish-gjyqtar italian që gjithashtu kërkuan nga UEFA të ndëshkojnë turkun.

Sidoqoftë, 44-vjeçari është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Rumanisë të premten, që do të thotë se organi drejtues i futbollit të Evropës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Cakir.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments