Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARAnkth nga COVID-19: Kombëtarja shqiptare në alarm para ndeshjes me Hungarinë

Ankth nga COVID-19: Kombëtarja shqiptare në alarm para ndeshjes me Hungarinë

Pas publikimit të lajmit nga FSHF-ja që Marsel Ismajlgeci ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në ambientin e Kombëtares shqiptare ka rënë alarmi.

Arsyeja është se dyshohet që edhe Erion Hoxhallari, shok dhome me Ismajlgecin te skuadra e Tiranës, mund të jetë i infektuar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti që aktivizohet tek ekipi i Tiranës është larguar nga grumbullimi ditën e djeshme pasi ka rezultuar pozitiv me COVID19, duke mos qenë kështu i gatshëm për ekipin Shpresa në dy ndeshjet e ardhshme. Problemi nuk mbaron këtu, sepse paniku është përhapur edhe në Kombëtaren A, pasi Erion Hoxhallari tek ekipi i Tiranës ndan dhomën me Ismajlgecin.

SHQETËSIMI – “Panorama Sport” ka pyetur në FSHF për këtë lajm dhe përgjigjja ishte që momentalisht nuk ka asgjë zyrtare, të gjithë do t’u nënshtrohen testeve dhe ngelet të presim. Erion Hoxhallari është i grumbulluar me ekipin përfaqësues dhe këtu fillon shqetësimi. Situata mund të rëndohet pasi kontakti mes tyre ka qenë i afërt.

Edhe pse Hoxhallari nuk luan në formacion, mungesa e tij është e rëndësishme pasi ai është një alternativë në krahun e majtë të mbrojtjes, mirëpo shqetësimi kalon te të tjerët, shkruan Panorama, përcjell Demokracia.com.

Duke qenë në grumbullim, frika ekziston për një përhapje të virusit te shokët e skuadrës që mendohet të luajnë në formacion dhe në prag të ndeshjes të së shtunës. Do të ishte një fat shumë i keq për Kombëtaren. Mungesa e disa lojtarëve kryesorë do të na i vështirësonte shumë gjërat për sa i përket mbajtjes së vendit të dytë në renditje.

Në qoftë se deri dje paradite atmosfera ishte fantastike brenda grupit, ky lajm mendohet t’i ketë futur pak në tension futbollistët. Gjithsesi, ngelet për të pritur ditën e sotme se si do të dalin përgjigjet e testeve. Gjithashtu, edhe te skuadra shqiptare e U-19, e drejtuar nga Armando Cungu, futbollisti Mateo Çipi ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe nuk është lejuar të grumbullohet me skuadrën.

Kombëtarja do të fluturojë ditën e premte paradite drejt Budapestit, një ditë para ndeshjes zyrtare me Hungarinë. FIFA ka një protokoll shumë strikt sa i përket dorëzimit të përgjigjeve të tamponëve para ndeshjes dhe shpresojmë që të mos kemi përhapje të virusit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments