Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARNdeshja me Italinë, Enrique: Lojtarët janë të motivuar

Ndeshja me Italinë, Enrique: Lojtarët janë të motivuar

Italia do presë Spanjën në stadiumin “San Siro”, këtë të mërkurë në orën 20.45, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Nations League.

Në lidhje me këtë përballje të rëndësishme ka folur Luis Enrique, të cilit nuk i pritet për të matur forcat me italianët. Spanjolli shton se lojtarët janë shumë të motivuar në prag të duelit ndaj kampionëve të Europës.

“Ishte një propozim tërheqës përpara se të zhvilloheshin ndeshjet e EURO-s; të luanim më Italinë në “San Siro” në gjysmëfinale të Nations League”, tha Luis Enrique për UEFA.com.

“Është një kompeticion që do të donim ta fitonim dhe çuditërisht do luajmë përballë kampionëve në fuqi të Europës, në vendin e tyre”, shtoi ai.

Për trajnerin e Spanjës kjo sfidë do jetë vërtetë interesante dhe do shërbejë si test për të parë se çfarë shfaqje do jenë në gjendje të prodhojnë spanjollët përballë fuqisë italiane. “Nuk kemi nevojë për motivim më shumë se kaq. Mezi pres të luajmë”.

“Padyshim, stili i futbollit italian është një ndër më të mirët dhe jam i sigurt se do jetë vërtetë interesante se kush nga skuadrat do sulmojë më tepër”, përfundoi 51 vjecari.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments