Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKosova zhvilloi stërvitjen e radhës, atmosfera fantastike

Kosova zhvilloi stërvitjen e radhës, atmosfera fantastike

Dardanët u grumbulluan të hënën ku mbajtën një stërvitje, derisa edhe sot trajneri Bernard Challandes ka nxjerrë në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ futbollistët e ftuar për tu stërvitur.

Në stërvitjen e ditës së sotme, Kosovës i janë bashkuar edhe Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Herolind Shala.

Ndërkohë dy mungesat ishin ajo e Bersant Celinës dhe Lirim Kastratit.

Dy lojtarët që kanë munguar sot pritet që nesër t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.

Kosova luan ndaj Suedisë të shtunën në Stockholm, derisa tri ditë më vonë presin Gjeorgjinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments