Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARVjen shkarkimi i parë në La Liga

Vjen shkarkimi i parë në La Liga

Paco Lopez është trajneri i parë që shkarkohet në LaLiga këtë sezon. Klubi i Levantes ka zyrtarizuar lajmin se ka shkarkuar teknikun, që drejtonte skuadrën që nga marsi i vitit 2018.

Humbja përballë Mallorcas, një rivali direkt në luftën për mbijetesë dhe e treta radhazi në kampionat, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur të shkarkojnë teknikun.

Levante nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon, duke koleksionuar 4 humbje dhe 4 barazime në 8 ndeshje të luajtura në kampionat. Aktualisht skuadra qëndron në vendin e 18-të në renditjen e LaLigas, në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore.

Paco Lopez ka drejtuar Levanten për 147 ndeshje, duke u bërë tekniku me më shumë ndeshje në historinë e klubit si dhe trajneri me më shumë fitore në LaLiga. Nën drejtimin e tij, Levante luajti në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Për momentin nuk bëhet i ditur asnjë emër, që mund të zëvendësojë Lopezin në krye të pankinës së Levantes. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments