Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORChallandes për Toni Domgjonin: Është një mesfushor modern

Challandes për Toni Domgjonin: Është një mesfushor modern

Bernard Challandes është shprehur shumë i kënaqur me afrimin e ri të Kosovës, mesfushorin e Vitteses, Toni Domgjoni.

Challandes ka shtuar se Domgjoni është një lojtar që punon për ekipin dhe është një mesfushor modern i futbollit.

“Domgjoni ka luajtur te Zuerichu dhe me ekipin U21 të Zvicrës ku ka luajtur shumë ndeshje. Është një lojtar i mirë, saktësisht mesfushor modern i futboll. Do të thotë është i mirë me topin, por gjithashtu mund të luftojë dhe të jetë i fortë në anën defensive, si dhe të jetë efikas në anën ofensive. Pra, është një lojtar që punon për ekipin. Tani, në Holandë nuk po luan shumë sepse konkurrenca është e fortë, por është lojtar shumë i mirë. Jam shumë i lumtur që e kam një lojtar të tillë dhe shpresoj që Kosova të ketë edhe më shumë lojtarë në të ardhmen. Pra, është një lojtar shumë i mirë për Kosovën. Është e rëndësishme për mua që ka vendosur të largohet për Kosovën. Ka qenë pjesë e U21 të Zvicrës, por ky është realiteti si për ata ashtu edhe për Kosovën. Ata duhet të luajnë për U21 dhe pastaj t’i përcjellim dhe zhvillojmë përpara se t’i bashkohen Kosovën. Lojtarët që kanë gjasa reale për të luajtur për ekipet A të shteteve tjera, ata presin dhe ky është realiteti. E lojtarët potencialë për Kosovën, duhet ta shprehin dëshirën si dhe të luajnë për U21 të Gjermanisë, Zvicrës apo kujtdo tjetër përpara se të jenë pjesë e Kosovës A”, deklaroi zvicerani.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments