Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORChallandes: Kemi ndryshuar mentalitet, tani është koha të tregojmë çfarë mund të...

Challandes: Kemi ndryshuar mentalitet, tani është koha të tregojmë çfarë mund të bëjmë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ndeshja me Suedinë do të jetë shumë e vështirë duke i njohur cilësitë e këtij ekipi.

“Tani duhet të shkojmë në Suedi, dhe Suedia është një ekip shumë i fortë dhe kundërshtar tejet i vështirë. E kemi parë Suedinë në “Euro 2020” ku iu ka shkaktuar probleme secilit kundërshtar. Është një kundërshtar që luan futboll të fortë dhe me lojë fizike ia pamundëson kundërshtarit të aplikojë lojën e tij. Por, ne duhet të tregojmë veten edhe në këtë ndeshje. Po ashtu duhet të provojmë që kur kemi topin në posedim, të bëjmë lëvizjet e duhura. Të tentojmë ta rrezikojmë Suedinë dhe nëse dalim në situata kundër Spanjës, të arrijmë të shënojmë. Por, në përgjithësi na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë”, ka thënë ai.

Tekniku zviceran megjithatë u nda tejet i kënaqur me tri paraqitjet në ndeshjet e shtatorit.

“Kujtoni në shtator kemi nisur me slogan të ri për ndërrimin e mentalitetit, pastaj kishim tri ndeshje, mund të them tri ndeshje të mira. E para kundër Gjeorgjisë, ndeshje e vështirë por dëshmuam se kishim bërë ndryshimin e mentalitetit. Kemi luftuar, punuar së bashku si ekip dhe mendoj se kjo ishte pikënisja e ndërrimit të mentalitetit. Më njihni, për mua të luftojmë, të vrapojmë, të kthehemi, të luajmë si ekip është shumë e rëndësishme, si taktikisht, si me posedimin e topit. Në ndeshjen e dytë, kundër Greqisë, i kemi përzier të gjitha këto dhe në fund, ekipi e meritoi barazimin. Ishte një ndeshje e luajtur me mentalitet dhe futboll të mirë. Dhe, ndeshja e fundit kundër Spanjës, mbase nuk pajtoheni, por për mua ishte ndeshja më e mirë prej se jam në krye të Kosovës. Sepse kemi luajtur kundër ekipit më të mirë në botë dhe patëm paraqitje fantastike duke i përzier të gjitha cilësitë tona si ekip. Me një fjalë, kemi luajtur futboll, si taktikisht ashtu edhe në mbrojtje. Kishim mundësi shënimi dhe jemi mbrojtur shumë mirë. E kam shikuar ndeshjen disa herë dhe jemi ekipi që kemi pasur më shumë raste shënimi se Spanja dhe për mua kjo është një tregues së kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Por, për fat te keq, nuk e kemi arritur shënimin e golit dhe për këtë ndihem paska i dëshpëruar, sidomos për futbollistët”, shtoi tutje Challandes.

Challandes u pyet edhe pse nuk bëri asnjë zëvendësim ndaj Spanjës, duke thënë se zgjedhjet ishin të limituara.

“Ndaj Spanjës, opsionet në sulm ishin të limituara dhe e di që ka pasur kritika dhe reagime. Por, unë kam qenë i kënaqur me atë që tregonin lojtarët në fushë dhe për këtë arsye kam vendosur që mos të bëjë zëvendësime. Tani me Suedinë, kemi më shumë opsione sesa ndaj Spanjës, pasi tani e kemi edhe Domgjonin që e kemi shtuar. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Po ashtu gjithmonë do të mundohemi të afrojmë lojtarë të rinj, pasi tani e kemi marrë Domgjonin. Por, dera e ekipit është e hapur për të gjithë, por askush nuk mund ta llogarit se vendin e ka të siguruar deri në fund të karrierës së tij, pasi zgjedhjet bëhen bazuar në formën e tyre”, përfundoi ai.

Kosova do të luajë kundër Suedisë më 9 tetor, ndërsa pas tri ditëve e pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments