Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARKatër gola në pjesën e dytë: Liverpooli dhe Man City ndahen baras

Katër gola në pjesën e dytë: Liverpooli dhe Man City ndahen baras

Liverpooli dhe Manchester City kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë në “Anfield” u mbyll pa gola, ndërsa “shpërthimi” ndodhi në fraksionin e dytë.

Sadio Mano hapi serinë e golave në minutën e 59-të, për ta barazuar dhjetë minuta më vonë, Phil Foden.

“Të Kuqtë” nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish rrugën e golit me autor Mohamed Salah që realizoi gol të bukur.

Siqoftë, “Qytetarët” u rikthyen përsëri në lojë me supergolin e mesfushorit belg, Kevin de Bruyne nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Liverpooli ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, ndërkohë që City ka një pikë më pak në vendin e tretë.

Lider i kampionatit tashmë është Chelsea që ka 16 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments