Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARInzaghi: Ky Inter nuk dorëzohet kurrë!

Inzaghi: Ky Inter nuk dorëzohet kurrë!

Interi triumfoi me përmbysje kundër Sassuolo në transfertë dhe trajneri Simone Inzaghi ka thurur elozhe për lojtarët e tij dhe veçanërisht kapitenin Samir Handanovic. “Mendoj se Handanovic ishte fantastik, edhe në pritjen që bëri ndaj Boga. Kam dëgjuar shumë gjëra për një portier që e konsideroj të jashtëzakonshëm. Ai e injoroi topin dhe bëri gjithçka të mos e prekte kundërshtarin. Mori vendimin e duhur. Pastaj pritja ndaj Boga ishte e jashtëzakonshme”, tha filimisht tekniku italian. Më pas ai pranon se vuajtën ndaj Sassuolo: “Vuajtëm, por rezituam. Edhe para zëvendësimeve pashë një Inter të gjallë dhe të gatshëm për të luftuar. Në 15 minuta e para luajtëm mirë, pastaj Sassuolo e rriti ritmin. Ata kishin punuar gjithë javës për këtë ndeshje dhe na shkatkuan probleme, por qëndruam solidë dhe në pjesën e dytë e merituam fitoren”. Në fillim të pjesës së dytë Inzaghi bëri 4 zëvendësime njëherësh dhe kjo lëvizje solli edhe golin e barazimit me Dzekon. Lëvizjet trajneri i Interit i komenton kështu: “Duke qenë se luajmë çdo tyre ditë, më duhej të bëja ndryshime. Kishte lojtarë që nuk e meritonin të zëvendësoheshin, por pashë shumë lojtarë të lodhur dhe kishim, nevojë për një marsh me tepër në atë moment. Mendova fillimisht për tre zëvendësime, por më duhej më shumë forcë në sulm. Ishte ndeshja e shtatë në 2 ditë dhe e dija që ato katër zëvendësime do të na ndihmonin”. Në lidhje me ecurinë e deritanishme, Inzaghi shtoi: “Mund të kishim edhe disa pikë të tjera në Serie A këtë sezon, por jam i kënaqur me mënyrën se si ekipi e mban presionin. Djemtë nuk dorëzohen kurrë dhe kanë një shpirt të madh. Paraqitjet e funbdit nuk kanë qenë aq të mira në aspektin e cilësisë, pasi kemi bërë gabime”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments