Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARBologna shkel Lazion e Muriqit

Bologna shkel Lazion e Muriqit

Bologna ka marrë një fitore të pastër ndaj Lazio me rezultatin 3-0. Ekipi i Mihajlovic ka festuar kështu ditëlindjen, pa e vendosur asnjë moment në dyshim fitoren. Ndeshja nisi vrullshëm për ekipin vendas me mjaft raste shënimi. Dyshja Theate-Barrow ishin kryefjala e pjesës së parë. Pasa e gjatë e mbrojtësit e vendosi Barrow në kufijtë e zonës ku me një goditje mjaft të mirë e bëri të pamundur ragimin e Reina për ta ndalur topin mos hynte në rrjeti. Edhe goli i dytë i Bologna nisi përsëri nga këmbët e Mussa Barrow. Harkimi nga goditja e këndit u kthye në gol me kokë nga Theate. Megjithatë Lazio nuk e humbi motivimin duke rritur presionin ndaj ekipit vendas. Ekipi i Sarrit pati disa raste për shënim, por portieri Skorupski ja bëri të pamundur Vedat Muriqit të gjente rrugën e rrjetës. Pjesa e dytë nisi me të njëjtin rritëm ku më kërkues ishte ekipi kryeqytetas, por përsëri goli u shënua nga ekipi vendas. Ishte përsëri Mussa Barroë që asistoi per Hickey dhe ky i fundit falë edhe një gabimi të portierit Reina mundi të shënonte golin e tretë. Përpjekjet e mëvonshme për të dyja ekipet ishin pa rezultat, ndërkohë që prej minutës së 76 Lazios ju desh të luante me 1 lojtarë pasi mbrojtësi Acerbi u ndëshkua me karton të kuq. Kështu Bologna ka marr si dhuratë 3 pikët për ditlindje ndërsa Lazio ka zhgënjyer pas performancës së shkëlqyer në derbi përball Romës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments