Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBallkani fiton me përmbysje ndaj Drenicës

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Drenicës

Ballkani e ka mposhtur me përmbysje Drenicën.

Të shtunën në shtëpinë e vet në Suharekë, Ballkani fitoi ndaj Drenicës me rezultatin 3:2 dhe i rrëzoi nga froni “kuqezinjtë”, për ta marrë vet pozitën e parë.

Golat për skuadrën e Drenicës i shënoi Kreshnik Uka në minutën e 25-të dhe të 55-të nga penalltia.

Për vendësit golat i realizuan Astrit Thaqi në minutën e 61-të, Rrustem Hoxha në minutën e 71-të dhe Armend Thaqi shtatë minuta para fundit.

Në renditje, prin Ballkani me 16 pikë pas tetë xhirove, dy më shumë se Drenica e vendit të dytë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments