Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDelegohen gjyqtarët, derbi Drita – Prishtina i besohet gjyqtarit vushtrrias

Delegohen gjyqtarët, derbi Drita – Prishtina i besohet gjyqtarit vushtrrias

Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në futboll e cila zhvillohet këtë vikend.

Të shtunën na presin dy takime hapëse të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, ku do të vendoset për liderin e tabelës, ndeshja do të drejtohet nga Visar Kastrati, derisa asistentët do të jenë Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti, gjyqtar i katërt Lirim Jashari, ndërsa Shpëtim Murtezi në dhomën e VAR-it.

Ditën e diele na pret dueli më i zjarrtë i kësaj xhiro aty ku do përballen rivalët Drita dhe Prishtina në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Kjo ndeshje i është besuar Dardan Çakës, me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti dhe Erdall Zasella (VAR).

Më poshtë gjeni komplet delegimin  e gjyqtarëve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments