Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARJuventus gjunjëzon kampionët, Barça kapitullon në Lisbonë, CR7 hero i "Djajve të...

Juventus gjunjëzon kampionët, Barça kapitullon në Lisbonë, CR7 hero i “Djajve të Kuq”

Juventus ka tjetër fytyrë në Champions League dhe ky tashmë është një fakt. Bardhezinjtë kanë dalë të fituar në sfidën më të fortë të ditës së sotme, duke mposhtur Chelsean me një gol te Chiesas.

Pjesa e parë ishte e barabartë, në nisje të së dytës Juve shënoi e në minutat e mbetura Chelsea u hodh i gjithi në sulm, por “muri” bardhezi ishte “hermetik”.

Nga ana tjetër Barcelona regjistroi sot disfatën e radhës në Champions, pas asaj ndaj Bayern në raundi e parë. Sot përballë ishte një rival më modest në letër, që por që i mundi 3-0, aq sa kampionët e Gjermanisë. Benfica fitoi 3-0 ndaj katalanasve, që nuk kanë asnjë pikë dhe rrezikojnë kualifikimin.

Disi surprizë ishte edhe rezultati i Manchester United sonte. Djajtë e Kuq barazuan me shifrat 1-1 ndaj Villarreal në shtëpi.

Alcacer shënoi për spanjollët në të 53-tën, ndërsa pas shtatë minutash Telles barazoi me një supergol. Bayern Munchen është makineri. Skuadra e Nagelsmann nuk e diskutoi në asnjë moment Dynamo Kyiv dhe e mundi me shifrat 5-0.

Salzburg mposhti Lille me shifrat 2-1. Ndeshja tjetër mes Sevillas dhe Salzburg u mbyll me shifrat 1-1, me Sevillan, që përfitoi nga kartoni i kuq i Guilavogui në fund dhe barazoi me Ivan Rakitic.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments