Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBatatina me akuzë të rëndë: Gjilanin e mposhtëm, por jo edhe gjashtë...

Batatina me akuzë të rëndë: Gjilanin e mposhtëm, por jo edhe gjashtë gjyqtarët

Skuadra e Llapit e humbi me përmbysje 2:1 ndeshjen kundër Gjilanit në stadiumin e qytetit në Gjilan të mërkurën.

Por, trajneri i Llapit, Tahir Batatina vlerëson se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë dhe meritoi fitoren kundër Gjilani, në ndeshjen që i takoi javës së shtatë të Superligës në futboll.

Batatina tha se “Llapi mposhti Gjilanin, por jo edhe gjashtë gjyqtarët e ndeshjes”.

“Gjilani nuk e fitoi ndeshjes e as lojtarët e tij. Lojën e fitoi gjyqtari Mentor Ajeti me ekipin e vet. I pamë faullet për 1 minutë vetëm për t’u shënuar goli. Gjithçka u bë që kundërshtari të afrohet te porta. Nuk mund të luftojmë kundër gjashtë arbitrave. Mentori nuk do të referoj te Llapi. Ne do të marrim masa tjera. Janë bërë shumë ndeshje që po na penalizojnë ekipin tim. Çdo tendencë ka qenë kundër Llapit. Gjithçka ka bërë presion . Çdo ndërhyrje ka bërë presion. Me këso niveli të referimit, futbollit të Kosovës i bën dëm të madh. Referat me të mirë rrinë në VAR e këta që nuk i kanë asnjë ndeshje në këmbë qëndrojnë në fushë. Gjilanin e mposhtëm me gjithçka por jo edhe arbitrin”, ka thënë Batatina. Llapi mbetet pa fitore dhe zë vendin e fundit me vetëm tri pikë të fituara.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments