Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORRrahmani u përgjigjet atyre që e duan Zvicrën para Kosovës

Rrahmani u përgjigjet atyre që e duan Zvicrën para Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka marrë mbrëmë një barazim i cili dorën në zemër pati shijen e fitore kjo pasi u arrit në minutën e fundit, atëherë kur pothuaj të gjitha shpresat kishin humbur.

Dardanët barazuan 1:1 me Greqinë në sfidën e luajtur në “Fadl Vokrri”, në kuadër të kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Djelmoshat tanë edhe njëherë dhanë maksimumin në fushë dhe me krenari po e përfaqësojnë fanellën e Kombëtares.

Sot një lajm ka qarkulluar në mediet vendore ku shkruhet se futbollisti kosovar Bastian Toma ka deklaruar se ka marrë ftesë nga Kosova por ai dëshiron të luajë për Zvicrën dhe po e pret ftesën helvetike.

Padyshim ndaj kësaj deklarate më se miri mund t’i jetë përgjigjur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili ka postuar një foto në Instagram derisa ka shkruar: Krenar që përfaqëson vendin e tij.

Gjithsesi, fotoja mund të mos i jetë dedikuar direkt Tomës, por sigurisht që ka të bëjë për të gjithë ata që ende kanë dyshime për fanellën e Kosovës.

https://www.instagram.com/p/CTelxM1oIDe/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a50b21c9-1fdd-47e9-bb26-f2469930a512

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments